“Edhe ne punojmë në frontin e parë”/ Grevë e prostitutave në Brazil për vaksina anti-Covid

07/04/2021 16:27

Mediat në Brazil raportonin sot se qindra prostituta kanë nisur një grevë dhe protesta duke kërkuar vaksina anti-Covid, pas pretendimeve se “janë punonjëse të linjës së parë, ashtu si dhe infermieret”.

Punonjëset e seksit në qytetin Belo Horizonte, në juglindje të Brazil janë dëbuar nga hotelet prej mbylljeve të lidhura me pandeminë.

Pa dhoma hoteli për të shitur “shërbimet” e tyre, ato thonë se janë të detyruara të kërkojnë klientë në rrugë.

Cida Vieira, presidente e shoqatës së Prostitutave në Minas Gerais tha për agjencinë AFP se vajzat dueth të jenë prioritet.

“Ne jemi në linjën e parë, jemi faktor i ekonomisë dhe jemi në rrezik,” tha Vieira.

“Ne duhet të vaksinohemi.”

Viera shoqërohej nga qindra gra të tjera që kishin dalë në rrugën e mbushur me hotele, që përdoreshin nga prostitutat.

Gratë mbanin pankarta ku shkruhej: “Punonjëset e seksit janë profesioniste” dhe “Puna e seksit dhe shëndeti.”

Lucimara Costa, një prostitutë protestuese, tha se gratë duhet të ishin në grupin e prioriteteve pasi kishin të bënin me shumë njerëz, duke rrezikuar jetën e tyre.

Zhvillimi vjen në një kohë kur Brazili ka kaluar 300,000 viktima nga koronavirusi.

Qeveria i ka dhënë prioritet punonjësve të shëndetësisë, mësuesve dhe të vjetërve në raundin e parë të vaksinimeve, së bashku me popullsitë indigjene dhe ata me sëmundje të tjera.

Vieria tha se prostitutat duhet të jenë grup prioriteti pasi janë edukatore shëndeti dhe fiziologjie.”Ne jemi pjesë e grupit që i japim shtetit informacione mbi semundjet seksuale të burrave, ne shpërndajmë kondomët, prandaj duhet të kemi prioritet”, shtoi ajo.

FOTO GALERI
2/3
Ato pretendojne se “janë punonjëse të linjës së parë, ashtu si dhe infermieret”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA