Basha nga Elbasani: 25 prilli do jetë dita e ndryshimit për shqiptarët

07/04/2021 17:20

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhej në qytetin e Elbasanit ditën e sotme dhe është pritur me entuziazmin e zakonshëm të qytetarëve dhe simpatizantëve.

Duke i falënderuar për mikpritjen, Basha tha se ora e ndryshimit për çdo fëmijë shqiptarë, për çdo familje shqiptar po afron!

Lulzim Basha: Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra të Elbasanit! Dita ka nisur e bukur dhe me diell, në Peqin dhe Dumre, por do të mbyllet me bereqet në Elbasan. Zemra e historisë së arsimit shqiptarë, kthehem sot për të diskutuar me përfaqësues të arsimit shqiptarë një plagë që e ndieni në zemrat e familjet tuaja. Reforma e thellë arsimore që do të ndërmarrim, nuk ka vend më të përshtatshëm se Elbasani i Normales, Elbasani i arsimit, Elbasani i dijes dhe i kulturës, për të patur këtë diskutim me mësuesit tanë, me prindërit e dytë të fëmijëve tanë me një zotim: 25 prilli do të jetë ditë ndryshimi për çdo fëmijë shqiptar, për çdo familje shqiptare! Faleminderit për këtë pritje të mrekullueshme! Ora e ndryshimit po afron! Fitore!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA