Analisti Frrok Çupi ka komentuar refuzimin e Kosovës për të pranuar ofertën e Shqipërisë që të vijojë procesin e vaksinimit në Kukës me vaksinat kineze dhe ruse.
Çupi në emisionin “Open” tha se Kosova po ndërton skemën e luftës së ftohtë për arsye të vaksinës dhe e ka nisur me Shqipërinë.
Çupi: Në vendet e Ballkanit zgjoi ide politike dhe gjeopolitike. Maqedonia e Veriut deri ditët e fundit nuk ka denjuar të marrë vaksina ruse apo kineze dhe vetëm Serbia shpejtoi të marrë sa më shumë vaksina kineze e ruse. Serbia sot është në pararojë të vendeve të Ballkanit. Në Beograd mund të shkosh dhe si turist e të bësh vaksinë.
Duket se qeveria e Kosovës po ndërton skemën e një lufte të ftohtë për arsye të vaksinës dhe këtë e ka filluar me Shqipërinë, domethënë nuk pranon vaksina nga Shqipëria por këto janë disa arsye të tjera politike se qeveria e Kosovës është shumë e lidhur me Shqipërinë. Mendon në mënyrë naive se nëse fiton opozita e sotme dhe bëhet qeveri, atëherë mund të marrë dhe kineze.
Top Channel