Një burrë nga Filipinet, i cili shkeli masat e karantinimit, ka ndërruar jetë pasi policia e dënoi të bënte 300 pompa.
Sipas familjes së viktimës, Darena Manaoga Penaredonda ishte ndalur nga policia derisa të enjten po blinte ujë pas orës 18:00 në provincën Cavite.
Por ai të nesërmen është rrëzuar e disa orë më vonë ka ndërruar jetë.
Rajoni Cavite në ishullin Luzon, aktualisht gjendet në masa të rrepta të bllokimit total për të zvogëluar numrin e rasteve me koronavirus.
Marlo Solero, shef i policisë në Trias City, ka thënë se nuk ka dënim fizik për ata që konstatohet se nuk kanë respektuar orën policore, por vetëm dorëzim tek autoritetet kompetente.
Familjari i të ndjerit Adrian Lucena, ka shkruar në Facebook se Penaredondit dhe të tjerëve që është konstatuar që nuk kanë respektuar orën policore, u është thënë që në mënyrë të sinkronizuar të bëjnë nga 100 pompa. E nëse ata do të dështonin t’i bënin të njëjtën kohë, do të duhej ta përsërisnin serinë e të bënin 300.
Kështu të paktën pretendon një prej personave që i mbijetoi këtij lloj dënimi.
Penaredondo ishte kthyer në shtëpi të premten rreth orës 6 të mëngjesit me dhimbje të mëdha në trup, ka njoftuar vëllai i tij.
“Tërë ditën është munduar të ecë, por nuk ia arrinte qëllimit. Shkonte zvarrë. Aty e kuptova se diçka nuk është në rregull me të”, tha partnerja e tij.
Në anën tjetër, Oni Ferer, kryetar i qyteti Trias City, ka thënë se ka urdhëruar shefin e policisë të kryej një hetim të detajuar.
Top Channel