Rama bën publike bisedën me Milva Ekonomin, mesazhi për banorët e Durrësit: Të mos e çojnë votën në drejtim të paditur se hëhë…

06/04/2021 20:51

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike bisedën me Milva Ekonomi, kandidaten për deputete që udhëheq listën e PS në qarkun e Durrësit.

Ekonomi bën me dije takimet që ka pasur ndërsa Rama i thekson se duhet t’i thotë njerëzve që të mos e çojnë votën në drejtim të paditur se pastaj nuk ka as punësim, as inskenim, as rindërtim.

Rama: Po eci nëpër pyje në një rrugë Leskovik Përmet se do shkoj në Përmet, një natyrë fantastike po këtu ka rënë errësira dhe nuk duket më asgjë, ndaj thashë të bëj disa telefonata. Si duket situata atje në Durrësin tim të dashur?

Ekonomi: Unë jam aktualisht në Krujë, isha në Krujë sot, dje isha në Durrës. Në fakt, duket shumë mirë, ka shumë entuziazëm, sidomos tek pjesa e të rinjve që kanë hyrë në punë nëpërmjet meritokracisë me portalet tona, mësuesit dhe infermierët për Shqipërinë.

Rama: Duhet ta mbrojnë pozicionin e tyre se me votën në drejtim të paditur, përfundon në drejtim të paditur çdo gjë këtu në këtë vend, plus edhe puna e tyre se fillon nga e para.

Ekonomi: Edhe ata e kishin parasysh këtë gjë se kishin vuajtur gjatë për ta fituar vendin edhe pse kishin dalë mirë me rezultate.

Rama: Po uji, u hap? Erdhi?

Ekonomi: U hap, në Krujë kanë bërë 3 pilotime dhe kanë qenë shumë mirë, kështu që uji u hap. Është shumë mirë situata. Janë shumë entuziastë.

Rama: Çfarë entuziazmi? Ata nuk kanë pasur ujë të gjithë jetën. Durrësi si është?

Ekonomi: Është shumë prezent padurimi i rindërtimit.

Rama: Durrësi ka dhe volumet më të mëdha me pallate e apartamente. Tani edhe pak durim do të kenë dhe të mos lëkunden se hëhë, nga të tjerët nuk ka vaksinim, as rindërtim se ohu, bëja të qartë atë. Këtë javë do ta ulim fashën prapë megjithatë ata malukatët na sabotojnë me atë infektimin e përditshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA