Pelegrinazhi në Mekë/ Lejohen të shkojnë vetëm personat e vaksinuar

06/04/2021 10:37

Vetëm personat që janë imunizuar me vaksinat anticovid do të lejohen të shkojnë për pelegrinazh në Mekë gjatë muajit të Ramazanit, kanë bërë të ditur autoritetet e Arabisë Saudite.

Sipas The Guardian, ministria ka njoftuar se personat e imunizuar do të konsiderohen ata persona që kanë marrë dy dozat e vaksinës kundër koronavirusit, persona që kanë marrë njërën dozë të paktën 14 ditë më herët dhe ata që janë shëruar nga koronavirusi.

Në Arabinë Saudite që ka rreth 34 milionë banorë, është konfirmuar se deri më tani janë regjistruar mbi 390 mijë raste me COVID-19, kurse pasojat e pandemisë ua kanë marrë jetën 6.700 personave.

Në këtë vend janë shpërndarë mbi pesë milionë doza të vaksinës kundër COVID-19.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA