Gjyqi për vrasjen e Floyd/ Polici shkeli rregullat dhe kodin e etikës

06/04/2021 14:29

Derek Chauvin ka shkelur rregullat e Departamentit të Policisë në Mineapolis, ashtu sikurse kodin e etikës gjatë arrestimit të George Floydit në maj të vitit të kaluar, ka dhënë shefi i policisë lokale ndërsa dha dëshminë e tij për rastin ku është përfshirë ish-kolegu i tij.

“Nuk është pjesë e trajnimit tonë, dhe nuk është pjesë e etikës dhe vlerave tona”, ka thënë ai, ndërsa iu referua mënyrës sesi Chauvin, një polic i bardhë, ka shtypur me gju qafën e Floydit, 46-vjeçar me ngjyrë, për më shumë se nëntë minuta.

Një video-material që tregonte momentin e vdekjes së Floydit, pati nxitur protesta globale kundër brutalitetit policor.

Në dëshminë e tij për tri orë e gjysmë, Arradondo ka hedhur poshtë pretendimet e mbrojtjes së Chauvin, i cili është deklaruar i pafajshëm në akuzat për vrasje, se ka qenë duke ndjekur trajnimin që ka pranuar për 19 vjet sa ka qenë pjesë e policisë.

Sipas ekspertëve ligjorë, të cilët ndjekin proceset gjyqësore ndaj policëve, është shumë e pazakonshme që një zyrtar i lartë policor të dëshmojë se një nga ish-kolegët e tij ka përdorur forcë të tepruar.

Deklarata e shefit të policisë ka forcuar edhe më shumë një deklaratë që ka lëshuar ai vitin e kaluar, pasi ka përjashtuar nga puna Chauvin dhe tre zyrtarë tjerë të përfshirë në arrestimin, të cilin e ka cilësuar incident me vrasje, jo mungesë të trajnimit. Gjyqi ndaj Chauvinit pritet të zgjasë për tri javë tjera. Ekipi i tij i mbrojtjes ende nuk e ka prezantuar qëndrimet për rastin. Chauvin përballet me dekada në burg nëse shpallet fajtor.

Top Channel