Gafa e kandidates demokrate/ Ankohet për terrene sportive, por pozon duke luajtur te fushat e ndërtuara nga Veliaj

06/04/2021 10:30

Përmes një postimi në Facebook, kandidatja e Partisë Demokratike, Ledina Fratari është ankuar se Tirana nuk ka fusha sportive. Por në fakt, fotot që ajo ka hedhur për të shoqëruar postimin e saj tregojnë krejt të kundërtën, që jo vetëm ekzistojnë, por shfrytëzohen nga të gjithë.

Kandidatja e Bashës shfaqet duke luajtur volejboll me simpatizantët demokratë në fushat multisportive të ndërtuara nga Bashkia e Tiranës në Parkun e Liqenit Artificial, projekt i cili u bllokua prej gati një viti përmes protestave të vazhdueshme të deputetëve demokratë.

Fushat sportive janë funksionale që prej vitit 2017 dhe mirëmbahen nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit të Bashkisë së Tiranës. Një nga fushat është me bar, ndërsa dy të tjerat janë me tartan për basketboll, volejboll, kalçeto. Ndërkohë, tre tribunat ofrojnë 600 vende ulëse për publikun.

 

Top Channel