Dita e sotme e fushatës zgjedhore e ka gjetur kryeministrin Edi Rama në Kolonjë, ku ka folur për investimet që pritet të bëjë PS në këtë zonë.
Rama tha se brenda këtij viti do të jetë bashkia që do të ketë 24 orë ujë në të gjithë territorin e saj dhe ndërsa pritet që të fillojnë punimet për të bërë turizëm. “Nuk pretendonim të bënim turizëm po të mos kishte as ujë”, thotë ndër të tjera Rama.
Rama: Kur plagët e tërmetit ishin të hapura e mijëra familje nuk kishin strehë mbi kokë, pak kush e besonte atë që ndodhi më pas, procesin e shpejtë dhe këmbëngulës të rindërtimit. Sic ja dolëm dhe po ja dal ditë për ditë, do ti zhdukim gjithë ato plagë deri në pranverën e ardhshme, jo vetëm duke kthyer situatën ku ishte, do ia dalim që të nxjerrim jashtë nga vendi ynë armikun e padukshëm.
Më duket e paimagjinueshme që ata që kanë dalë në këtë përballje flasin sikur nuk ka luftë për tu shëruar nga tërmeti dhe përsërisin avazin e vjetër duke i propozuar shqiptarëve të njëjtën gjë, ta cojnë Shqipërinë mbrapa dhe ta katandisin në pikën ku ishin. Por ne nuk do ta lejojmë. Do bëjmë që Shqipëria të jetë e ardhmja jonë dhe fëmijët tanë të jenë krenarë për kushtet e kësaj shtëpie.
Shqipërinë do e bëjmë kampione të Ballkanit në turizëm me një fazë tjetër investimesh të mëdha. Do të sjellim një investim të madh në këtë qark për pikën e skive. Për këtë do vazhdojmë të punojmë që vetëm të përfundojmë rrugën e Kolonjës me Korçën që do e bëjë Korçën thjesht një aneks të Kolonjës dhe anasjelltas. Për këtë do mbyllim dhe investimet me ujin e pijshëm. Nuk pretendonim të bënim turizëm po të mos kishte as ujë.
Brenda këtij viti, kjo do të jetë bashkia që do ketë ujë 24 orë në të gjithë territorin e saj duke krijuar një bazë të rëndësishme për atë që vjen më pas, që janë investimet në agroturizëm.
Top Channel