​SHBA, të rinjtë janë ata që po “ushqejnë” infektimet

06/04/2021 02:57

Me shtimin e vaksinimeve tek moshat e mëdha, tani në SHBA po vihet re një fenomen shqetësues lidhur me përhapjen e koronavirusit.

Drejtoresha e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Rochelle Walensky bëri me dije po rezulton që të rinjtë janë sot grupmosha që po preket më shumë nga koronavirusi ndërsa shkalla në rritje e vaksinimit tek amerikanët më të mëdhenj në moshë, po parandalon rastet serioze të sëmundjes tek të moshuarit.”

Rastet po rriten në shkallë vendi dhe kjo gjë po ndodh kryesisht tek të rinjtë, deklaroi zyrtarja e lartë e shëndetësisë. Një ndër arsyet e përmendura prej saj si shkak për këtë rritje të qëndrueshme të rasteve gjatë katër javëve të fundit ishte përhapja e ndjeshme e varianteve të reja të virusit, por gjithashtu edhe shtimi i aktiviteteve sportive rinore.

Walensky vuri gjithashtu në dukje zhvillimet pozitive mes grupmoshës më të ndjeshme, duke thënë se vdekjet nga virusi i të moshuarve kanë arritur nivelet e tyre më të ulëta që nga fillimi i vjeshtës së kaluar. Më shumë se 75% e personave mbi 65 vjeç ose më të mëdhenj në moshë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës dhe rreth 55% janë vaksinuar plotësisht. “Ajo që po shohim është një ulje e vizitave në pavionet e urgjencës si dhe shtrimeve në spital nga kjo kategori e popullsisë”, tha Walensky.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA