Evagjelia Veli mori medalje bronzi në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Moskë.
Peshëngritësja shqiptare u kthye në garat ndërkombëtare duke u ngjitur në podium për peshën 55 kg në stilin e shkëputjes. Veli ngriti 89 kilogramë në provën e saj më të mirë në këtë stil, ndërsa tentoi të fitonte edhe tjetër medalje në shtytje dhe dy garësh, por rezultati i saj në stilin tjetër ishte 105 kilogramë. Për Top Channel ajo tregon peripecitë deri në rikthimin tek medalja.
Ndërkohë pas çdo rezultati të mirë në këtë sport, qarkullojnë dyshimet dhe frika për pastërtinë e tyre, por Veli siguron se rezultati i saj është i pastër.
Ajo është e vetmja femër në ekipin tonë kombëtar të peshëngritjes që ndodhet në Moskë.
“Ndihem shumë mirë se edhe ne femrat arrijmë të bëjmë këtë sport dhe arrijmë të marrim medalje”.
Top Channel