Vazhdon paniku në Florida/ Përpjekje për të ndaluar rrjedhjen toksike

05/04/2021 12:46

Ekipet e emergjencave në Florida kanë punuar për të parandaluar një përmbytje katastrofike, pas rrjedhjes së zbuluar në një rezervuar të madh me ujë toksik.

Më shumë se 300 shtëpi, afër gjirit të Tampa-s, janë evakuuar dhe një superstradë afër rezervuarit Piney Point është mbyllur.

Guvernatori i Floridas, Ron deSantis, shpalli gjendjen e emergjencës të shtunën. Të dielën ai tha se uji ishte kryesisht ujë deti nga një projekt pastrimi. Ai shtoi se uji nuk është radioaktiv ashtu siç ishte ‘druar’, dhe se prioriteti ishte që të parandalohej një situatë e vërtetë katastrofike, me përmbytjet.

Zyrtarët thanë se rezervuari 31 hektarësh, mbante miliona tonë ujë me fosfor dhe nitrogjen nga një fabrikë e vjetër fosfati.

Vendi ku është zbuluar rrjedhja, është në një pirg fosfogipsi, një produkt radioaktiv që vjen nga prodhimi i një fertilizuesi.

Përpjekjet për të ndalur rrjedhjen përmes mbushjes së çarjes me shkëmbinj dhe materiale të tjera, rezultuan të pasuksesshme.

Shpallja e gjendjes së emergjencës, lejoi që të siguroheshin fondet e nevojshme për të dërguar më shumë pompa dhe mjete të tjera në zonë. Zyrtarët lokalë shpresojnë, që deri të martën, situata të jetë në zgjidhje e sipër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA