Të burgosurit e armatosur thyejnë dritaret, djegin burgun e St Louis në SHBA (fotot)

05/04/2021 16:45

Të burgosurit në institucionin e Siant Louis në Missuri të SHBA kanë thyer vetratën e burgut dhe po hidhnin nga kati i tretë orenditë e objekte të tjera, pasi kishin ndezur një zjarr brenda ndërtesës, raportonin mediat amerikane.

Nga jashtë ata po brohoriteshin nga demonstrues dhe anëtarë të familjeve që thërrisnin slogane mes të cilave “Më shumë data gjyqi”.

Të paktën dymbëdhjetë të burgosur shiheshin në dritare, teksa mediat thoin se disa ishin armatosur.

Rrjeti KSK News raportonte se 30 deri në 40 të burgosur ishin armatosur gjatë trazirave.

Një përfaqësues i qendrës tha: “Jemi në dijeni të trazirave në katin e tretë të institucionit dhe autoritetet po veprojnë sipas masave”.

Rrjeti KMOX tha se nëntë njerëz kishin thyer kordonin e rrethimit të policisë dhe kishin dalë nga burgu. Trazirat nisën prej orës lokale 9.30 të mëngjesit të sotëm dhe vijojnë

Zjarrfikëset ishin thirrur gjithashtu në incident, por të burgosurit i kishin fikur vetë flakët në ambjentet e trazirave. Gjatë tentativave të policisë për të hyrë në burg ata i kishin rindezur zjarret.

Së fundmi oficerët thanë se situata është nën kontroll. Kjo nuk është hera e parë që shënohen trazira në institucion, ndërsa edhe në shkurt të burgosurit thyen xhamat e katit të tretë duke hedhur prej andej orenditë.

Ende nuk dihen shkaqet e protestës së sotme por në revolta të mëparshme shkaqet kanë qenë kushtet e izolimit prej pandemisë së Covid-19, kufizimet e vizitave dhe vonesat në procedimet gjyqësore.

FOTO GALERI
6/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA