Soreca u bën thirrje partive politike: Përqendrohuni në programet dhe reformat që përmirësojnë jetën e shqiptarëve

05/04/2021 20:28

Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca ka përsëritur thirrjen e kreut të KQZ-së për partitë politike në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.

Soreca shpërndau mesazhin e Celibashit në Twitter, ku thekson se partitë dhe kandidatët duhet të përqendrohen në programet e tyre dhe reformat për të përmirësuar jetën e shqiptarëve.

Ndër të tjera, Soreca theksoi se të gjithë duhet të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare.

“Ne pajtohemi me Ilirian Celibashin. Partitë politike dhe kandidatët duhet të përqendrohen tani në programet e tyre përkatëse politike dhe në reformat që ata synojnë të paraqesin për të përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Ne kemi besim në të gjitha institucionet përkatëse dhe politike. Aktorët të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me vendimet e KQZ”, shkroi Soreca.

Top Channel