Shkencëtarja shqiptare në Gjermani/ Historia e suksesit e Elsa Qokut nga Elbasani

05/04/2021 19:57

Për vitin 2020 Akademia e Kimisë në Gjermani, si doktoraturën më të mirë të vitit vlerësoi atë të shqiptares Elsa Qoku.

Elsa ka qenë një student e shkëlqyer, pasi përfundoi studimit në degën e kimi pranë FSHN në Tiranë, universiteti i Tiranës dhe i Elbasanit e beri menjëherë pjesë të lektorëve. Por Elsa kërkonte më shumë, ajo donte që doktoraturën ta vazhdonte jashtë Shqipërisë, dhe kështu bëri. Aplikimi i Elsës u pranua nga Universiteti Teknik i Frejbergut. Emri Elsës do të jetë pjesë e shkencëtarëve të Europës, që merren me fizikë dhe kimi.

“Mundësia që mu krijua në Gjermani mu duk e përshtatshme dhe e zgjodha. Por nuk ishte vetëm Gjermani që të hapi dyert, por edhe vendet e tjera të BE-së. Po është e vërtetë aplikova për doktoraturë edhe në Suedi, edhe atje për ofruan. Por vlerësove se Gjermani të ofron më shumë për kërkimin shkencor që unë bëj”.

-Nga fizik kapërceve në një tjetër degë, more një guxim të madh dhe shkove të studioje kiminë.

“Fusha që unë po studioj aktualisht është Kimi e Materialeve Ndërtimore, për pasojë kërkimi im shkencor është një ndërthurje midis bazave të fizikës, kimisë dhe inxhinierisë së ndërtimit”.

-Sa i vështirë ishte fillimi yt në atë vend?

“Gjuha ka qenë vështirësia e parë, dhe hedhja e bazave që unë po mësoja diçka të re në aspektin shkencor”.

-Kur fillove të punoje në Gjermani si pedagoge?

“Gjatë kohës që realizoja doktoraturën bëja seminaret dhe merresha me grupet e punës si lektore. Pra mu ofrua kjo mundësi”.

-Doktoratura sa vite zgjati?

“Afërsisht 5”.

-Dhe si vlerësua?

“Akademia e Kimisë jep cmime të ndryshme dhe për vitin 2020 u vlerësua e imja. Kjo më jep shtysë që të vazhdoj me kërkimin shkencor dhe të mar titullin profesore në Gjermani ose diku tjetër”.

Top Channel