Mall për një jetë normale/ Gjermani, të vaksinuarit së shpejti fitojnë lirinë

05/04/2021 14:48

Pandemia e koronavirusit ka mbërthyer globin prej më shumë se një viti dhe kujtimi i jetës normale duket i largët tashmë.

Të gjithë kanë mallë për të. Ministri gjerman i shëndetësisë, Jens Spahn, thotë se ata që do të vaksinohen plotësisht, mund të trajtohen në të ardhmen si dikush që ka rezultuar negativ. Në një analizë të institutit Robert Koch, shkruan DË, mendon se detyrimi për karantinim dhe testim, për ata që janë plotësisht të vaksinuar, duhet hequr shpejt.

Pas kalimit të valës së tretë të pandemisë, do të fillojë hapja e vendit dhe të vaksinuarit mund të kenë lehtësira të tjera dhe uk do ti nënshtrohen më as karantinës. Në një raport dërguar ministrisë së shëndetësisë në gjermani, instituti Robert Koch thotë se sipas informacioneve aktuale, rreziku i transmetimit të virusit përmes personave që janë vaksinuar plotësisht, më së voni nga dita e 15 e dozës së dytë të vaksinës, është më i ulët se prova e një testi negativ, të shpejtë, tek personat e infektuar pa simptoma.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, kërkon ndërkohë që sa më shpejt, të vaksinuarit të mos jenë më të detyruar të testohen dhe karantinohen. “Ne do t’i zbatojmë pa vonesë në praktikë këto të dhëna në bisedime me landet”, tha Spahn.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA