Debati në Open/ Balla-Bushatit: Akuzë e fortë të thuash që vidhen zgjedhjet, shko në prokurori!

05/04/2021 21:52

Taulant Balla ka debatuar me analistin Andi Bushati në emisionin “Open” për zgjedhjet e 25 prillit.

Bushati pretendon se do të vidhen zgjedhjet, ndaj Balla i thotë që po bën akuzë të rëndë dhe për këtë duhet ti drejtohet prokurorisë.

Balla: Të thuash që do vidhen zgjedhjet është akuzë e rëndë. të ftoj të shkosh në prokurori. Ne po themi që rezultati i votimit të dalë sa më shpejt.

Bushati: Të vjedhim sa më shpejt thua ti.

Balla:  Unë dua që të hënën, qytetarët shqiptarë të kenë mundësinë të dinë se PS ka fituar zgjedhjet me këtë rezultat dhe PD i ka humbur me këtë rezultat. Të fillosh prej sot të thuash jo kolegji kështu, jo kodi zgjedhor kështu.

Bushati: Si njihet rezultati me ju në pushtet?

Balla: Çfarë duhet të bëjmë që tit a njohësh rezultatin.

Bushati: Po të kisha parë sot tërmetin e vjedhjes së votave në Dibër dhe arkat me para, të besoj që bëni zgjedhje të lira.

Balla:  Të vetmin rekomandim të ODIHR-it ishte që partitë votohen dhe partitë numërojnë dhe që ky proces duhet të ishte i tillë, të organizohej nga njerëz pa parti.

Top Channel