Katër anglezë, autorë të vrasjes së një shqiptari janë dënuar me burgim të përjetshëm.

Urim Gjabri, 46-vjeç u gjet i vdekur në shtëpi nga një mik i tij. Shqiptari kishte shkuar si refugjat në Australi, ndërsa në banesën ku u gjet i pajetë banonte me qira.

Autorët e vrasjes së tij janë Ben­jamin John Mitchell, 34-vjeç; Alfred Claude Rigney, 47-vjeç; Matt Bernard Ten­hoopen, 25-vjeç dhe Aaron Don­ald Carver, 38-vjeç.

“Unë pranoj për të gjithë ju që një rezultat i tillë (vdekja e shqiptarit) nuk ishte pjesë e planit”, tha një prej tyre, ndërsa shtoi se “nuk ishte e qartë saktësisht se si ose kur u vu në jetë plani për të për të vjedhur kanabisin”.

Si ndodhi ngjarja

Carver, Tenhoopen dhe Mitchell shkruan në Adelaide me Jason Paul Howell dhe u takuan me Rigney në një rrugë pranë shtëpisë së shqiptarit.

“Në hapësirën e rreth 20 disa minuta bimët e kanabisit u vodhën dhe Gjabri u sulmua. Shqiptari u godit mbi kokë me një send duke i thyer kafkën”, shpjegoi njëri prej autorëve.

Më pas anglezët ngarkuan kanabisin në makinën e Gjabrit dhe më pas u drejtuan drejt makinave të tyre, për t’u larguar më pas nga vendngjarja.
Rigney, prej disa kohësh ishte në liri me kusht për një krim tjetër që kishte kryer dhe u burgos për minimumi 20 vjet e tre muaj.

Secili prej autorëve ka apeluar dënimin e tyre. Ndërsa shoferi që dërgoi autorët në shtëpinë e Gjadrit, Howell u shpall gjithashtu fajtor për vrasjen e Gjabrit, në një seancë të posaçme, por do të dënohet në një datë të mëvonshme.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA