Tentuan të transportonin kokainë të fshehur në thasë me kafe, dënohen tre shqiptarë në Zvicër
Katër anglezë, autorë të vrasjes së një shqiptari janë dënuar me burgim të përjetshëm.
Urim Gjabri, 46-vjeç u gjet i vdekur në shtëpi nga një mik i tij. Shqiptari kishte shkuar si refugjat në Australi, ndërsa në banesën ku u gjet i pajetë banonte me qira.
Autorët e vrasjes së tij janë Benjamin John Mitchell, 34-vjeç; Alfred Claude Rigney, 47-vjeç; Matt Bernard Tenhoopen, 25-vjeç dhe Aaron Donald Carver, 38-vjeç.
“Unë pranoj për të gjithë ju që një rezultat i tillë (vdekja e shqiptarit) nuk ishte pjesë e planit”, tha një prej tyre, ndërsa shtoi se “nuk ishte e qartë saktësisht se si ose kur u vu në jetë plani për të për të vjedhur kanabisin”.

Si ndodhi ngjarja
Carver, Tenhoopen dhe Mitchell shkruan në Adelaide me Jason Paul Howell dhe u takuan me Rigney në një rrugë pranë shtëpisë së shqiptarit.
“Në hapësirën e rreth 20 disa minuta bimët e kanabisit u vodhën dhe Gjabri u sulmua. Shqiptari u godit mbi kokë me një send duke i thyer kafkën”, shpjegoi njëri prej autorëve.
Më pas anglezët ngarkuan kanabisin në makinën e Gjabrit dhe më pas u drejtuan drejt makinave të tyre, për t’u larguar më pas nga vendngjarja.
Rigney, prej disa kohësh ishte në liri me kusht për një krim tjetër që kishte kryer dhe u burgos për minimumi 20 vjet e tre muaj.
Secili prej autorëve ka apeluar dënimin e tyre. Ndërsa shoferi që dërgoi autorët në shtëpinë e Gjadrit, Howell u shpall gjithashtu fajtor për vrasjen e Gjabrit, në një seancë të posaçme, por do të dënohet në një datë të mëvonshme.
Top Channel