Lëvizja Vetëvendosje beson se në seancën e thirrur në orën 17:00 të dielën, do të kenë kuorum për votimin e Vjosa Osmanit për presidente.

Burime të Top Channel brenda kësaj partie kanë bërë me dije se në seancë i pranishëm do të jetë edhe një deputet i komuniteteve joserbe që mungoi në seancën e një dite më parë.

Ky deputet është Adem Hoxha nga komuniteti goran. Me këtë deputet LVV pritet t’i sigurojë 80 vota në procesin e votimit.

Një natë më parë votimi dështoi në dy tentime pasi përkundër se ishin 82 deputetë të pranishëm në sallë, vetëm 79 morën pjesë në votim.

Top Channel