Salianji zbret në bazë, nis takimet me strukturat në Durrës. Cilët janë drejtuesit lokalë që iu bashkuan Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me përfaqësues të biznesit të vogël në Fier, të cilëve u premtoi se tatim fitimi dhe TVSH-ja do të mbeten zero deri në vitin 2029.
Rama premtoi se bizneset e vogla nuk do të kenë asnjë lidhje më me inspektorët, sepse sistemi do të digjitalizohet dhe nuk do të bien më pre e inspektorëve abuzues.
Kryeministri foli edhe mbi procesin e fiskalizimit duke u shprehur se do të marrin fund inspektorët abuzues dhe kontakti fizik i biznesit me shtetin.
Rama nga ana tjetër ka ironizuar me Bashën, duke thënë se përfaqësuesit e biznesit të vogël mund të kenë inat atë apo Ruçin, por s’mund të paguajnë 9% të fitimit për ta lënë Bashën të flejë në kryeministri.
“Është katastrofë mendore që cilido që merret me biznes të vogël të shkojë të votojë ata që do sjellin taksën e sheshtë, 9 për qind menjëherë, bam-bam. Të paguash që flejë Luli në Kryeministri, por mund të flejë në shtëpi, në makinë, te partia, në lulishte. Dhe çdo muaj të nxjerrësh nga xhepi 9 për qind të fitimit tënd. Kjo është e pakonceptueshme sado inat ta kesh Gramoz Ruçin, sado inat ta kesh Edi Ramën. Kur vjen puna xhepi yt fut dhe nxjerr fitimet e tua. Ato nuk lidhen sa inat ke njërin dhe sa qejf ke tjetrin. Me Ramën e Ruçin e ke të thjeshtë, ndërro kanal, shko te ajo “Përputhen” edhe rri atje. Logjika e biznesit është ku e kam interesin. Unë dua të çoj drutë në mal, kam interes te ngjyra e gomarit, apo kam interesin te gomarin që do më çoj drutë në mal”, tha Rama.
Top Channel