“Durrësi 2030″/ Sonte në ‘Exclusive’, si do të transformohet porti dhe projekti i Emaar nga Dubai

04/04/2021 12:49

Ndër shekuj Porti i Durrës ka shërbyer si një urë e rëndësishme lidhje me botën. Pas viteve 1950 njohu një zhvillim të vrullshëm, ndërsa sot është porti i madh në Shqipëri dhe ndër më të mëdhenjtë në Adriatik dhe Jon, dhe një nyje shumë të rëndësishme për tregun ndërkombëtar.

Një marrëveshje me qeverinë Emirateve të Bashkuara Arabe Nëntorin e vitit të shkuar, synon transformimin e tij në një port jahtesh dhe pjesa e përparme do të shërbejë për banesa e ambiente për qytetarët.

Emiratet e Bashkuara ia kanë besuar realizimin e këtij projekti me vlerë 2 miliardë dollarë gjigantit të ndërtimeve me qendër në Dubai EMAAR Grup që operon në 14 vende të botës nën pronësinë e Mohammed El Alabbar.

“Kur unë në përgjithësi shikoj Shqipërinë e në mënyrë të veçantë Durrësin e shikoj nga këndvështrim global. Pra unë krahasoj gjithçka. Unë atje shikoj një mënyrë të re jete, një investim të ri, një rritje të cilësisë së jetesës së njerëzve prej ndërtesave që ne do të ndërtojmë. Ne duam më shumë njerëz të vinë e të bëjnë biznes në Durrës”.

A është kjo një mundësi e artë për transformimin e Durrësit e hapja e një epoke të re për këtë qytet? Çfarë përmban projekti dhe si do të zbatohet investimi më i madhi i huaj zhvilluar ndonjëherë në vendin tonë.

Të dielën në 20.15 në Exclusive
“Durrësi 2030”

Top Channel