
18/04 22:45
Ka nisur seanca për zgjedhjen e presidentit të ri në Kosovë, ndërsa në sallën e Kuvendit janë të pranishëm 84 deputetë. Por në votim morën pjesë 81 deputetë.
Në seancë paraqitet edhe Adem Hoxha nga komuniteti goran dhe Fadil Gashi nga komuniteti rom. Të dy munguan në seancën e një dite më parë, kur u përsërit dy herë raundi i votimit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës por nuk u arrit kuorumi prej 80 votave.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se me Adem Hoxhën, LVV pritet t’i sigurojë 80 vota në procesin e votimit.
Pretendentja për Presidente e LVV është Vjosa Osmani ndërsa përballë saj është Nasuf Bejta.
Top Channel