Dështon raundi i parë/ 12 vota të pavlefshme, Vjosa Osmani nuk zgjidhet presidente e Kosovës

04/04/2021 18:16

Në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës, ku është votuar për zgjedhjen e presidentit të ri është arritur kuorumi i nevojshëm pasi kanë marrë pjesë në votim 81 deputetë.

Megjithatë, Vjosa Osmani nuk ka arritur të sigurojë votat për tu zgjedhur presidente e vendit. Arsyeja është se të paktën 12 vota u shpallën të pavlefshme në raundin e parë të votimit, ndërsa Osmani ka siguruar 69 vota.

Në seancë janë të pranishëm 84 deputetë, mes të cilëve edhe Adem Hoxha nga komuniteti goran dhe Fadil Gashi nga komuniteti rom. Të dy munguan në seancën e një dite më parë, kur u përsërit dy herë raundi i votimit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës por nuk u arrit kuorumi prej 80 votave.

Pritet që të nisë raundi i dytë për zgjedhjen e kreut të vendit.

Top Channel