Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me qytetarët e Bylisit gjersa ishte në qytetin e Fierit ditën e sotme.
Ai tha se shumë shpejt vendi do të dalë nga efekti i pandemisë, ndërsa kërkoi mandatin e tretë.
Sipas Ramës, me ritmin me të cilin po ecën vaksinimi në vend, do të ngjitemi në pjesën e sipërme të klasifikimit të vendeve të Europës për nivelin e vaksinimit.
“Ne kërkojmë mandatin e tretë, por nuk vijmë nga 2 mandate por nga 1 mandat dhe nga një luftë që nuk ka mbaruar sepse i tillë ka qenë mandati ynë i dytë. Një luftë që do kishte gjunjëzuar shumëkënd, por jo qeverinë tonë, në përballjen me dy fatkeqësi të jashtëzakonshme, një tërmet shkatërrimtar dhe më pas një pandemie që vjen njëherë në 100 vjet. Me organizimin që kemi bërë dhe me këto ritme, do të ngjitemi në pjesën e sipërme të klasifikimit të vendeve të Evropës për nivelin e vaksinimit dhe shumë shpejt do dalim nga ky tunel sfilitës i kësaj pandemie”, tha Rama.
Top Channel