Turma egjiptianësh pritet të dalin nëpër rrugë për të ndjekur një procesion historik të sundimtarëve të lashtë të vendit të tyre, përmes kryeqytetit Kajro.

Spektakli shumë miliona dollarësh, do të bëjë që 22 mumie, mes të cilave 18 mbretër dhe katër mbretëresha, të transportohen nga muzeu neo klasik i Egjiptit në vendin e ri të prehjes së tyre, 5 km më larg.

Me masa të ashpra sigurie, që i shkojnë për shtat gjakut të tyre mbretëror dhe statusit si thesare kombëtare, mumiet do të zhvendosen në muzeun e ri kombëtar të civilizimit egjiptian, në atë që po quhet parada e faraonëve të artë. Ata do të transportohen me bujë të madhe në rend kronologjik, sipas kohës së mbretërimit të tyre, duke filluar nga sundimtari i dinastisë së 17 e deri tek Ramses-i që mbretëroi në shekullin e 12 para Krishtit.

Një nga atraksionet kryesore të eventit, është Mbreti Ramses II, faraoni më i famshëm i mbretërisë së re që sundoi për 67 vite dhe që kujtohet për nënshkrimin e marrëveshjes së parë të njohur të paqes. Egjipti ka përjetuar një rritje të ndjeshme të infektimeve, por shifrat po bien tashmë dhe kufizimet e tubimeve në ajër të hapur janë hequr. E ndërsa po konsiderohet si një event i madh, mumiet e Egjiptit, historikisht janë lidhur me supersticionin.

Vdekja do të vijë me krahë të shpejtë për ata që shqetësojnë paqen e mbretit , shkruhet në një paralajmërim në varrin e mbretit Tutankhamon. Kohët e fundit, Egjipti ka shënuar një seri katastrofash. Vetëm javën e fundit, dhjetëra njerëz humbën jetën në një aksident trenash në Sohag, ndërsa 18 vetë vdiqën kur një godinë u shemb në Kajro.

E ndërsa nisën përgatitjet për transferimin e mumieve ndodhi edhe bllokimi i kanalit të Suezit. Dhe shumë përdorues të mediave sociale aluduan për Mallkimin e Faraonëve.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA