Bayerni i Mynihut triumfon me rezultatin minimal 0-1 ndaj Leipzig në “Red Bull Arena” dhe “vret” garën për titullin kampion, që duket se ka marrë rrugën për në Bavari për të 9-ën herë radhazi.

Skuadra e drejtuar nga Julen Nagelsmann ishte e vetmja skuadër që po provonte të shkurorëzonte bavarezët dhe përballja direkte ditën e sotme ishte vendimtare për garën për titull.

Ndonëse pa sulmuesin kryesor Robert Lewandowski, Bayerni ia doli të shënojë golin me vlerë 3-pikëshe, me anë të Leon Goretzkas në minutën e 40’ të pjesës së parë dhe më pas mbrojti të paprekur kuadratin e Manuel Neuer.

Me këtë fitore bavarezët shkuan në kuotën e 64 pikëve, 7 më tepër se Leipzig i vendit të dytë dhe kanë vënë një dorë mbi titull, kur kanë mbetur edhe 7 javë deri në fund të sezonit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA