Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit Taulant Balla, zhvilloi pasditen e sotme
një takim me qytetarët në Belsh.
Teksa vuri në dukje diferencën mes PD dhe PS , gjatë fjalës së tij, Balla u kujtoi edhe njëherë banorëve sesi ishte Belshi para 6 vitesh.
Balla tha se Rama i ktheu Belshit krenarinë që karakterizon banorët e kësaj zone.
“Shumë faleminderit për këtë pjesëmarrje por i lutem secilit të mbajë maskën dhe të ruajnë edhe distancat se na rrofshin votat po nuk kemi respektuar masat dhe po nuk mbrojtëm jetën.
Ky është dallimi më i madh mes takimeve që i zhvillon Partia Socialiste dhe covid-takimeve qe zhvillon Luli. Unë e di që këtu në Shqipëri sot dhe ju e dini shumë mirë ka dy beteja; një betejë e Edi Ramës për të fituar betejën me Covid-in dhe pandeminë dhe një betejë e Lulit për ta përhapur sa më shumë Covid-in. E prandaj, respektimi i këtyre distancave, respektimi i masave është gjëja më e mirë që ne duhet të bëjmë.
Jam shumë i kënaqur sot që 71 të moshuar sapo kanë kryer vaksinimin në Belsh. Ne do të vazhdojmë edhe në ditët në vijim, do të zbresim tek 65-vjeçarët, do të zbresim tek 60-vjeçarët, do të vaksinojmë punonjësit e ndërmarrjeve, aty ku punohet sepse duhet të shpëtojmë ekonominë, do të vaksinojmë punonjësit e hoteleve sepse turizmi duhet të vazhdojë punë. Ne prej fundit të majit, do të hapemi plotësisht për çdo vizitorë që do të vizitojë Belshin dhe Shqipërinë se pa ekonomi nuk ka investime në Belsh, nuk e mbarojmë dot angazhimin tonë 24 orë ujë të pijshëm për Belshin nëse nuk funksionon ekonomia.
Motra e vëllezër të Belshit, kjo që shohim sot këtu ishte tërësisht e ndryshme 6 vite më parë. 6 vite më parë ne i zhvillonim takimet aty mes atyre dy godinave, nga mbrapa kishim disa godina të tjera dhe askush nuk e merrte vesh që jemi në Belsh se liqeni nuk dukej, liqenin e kishte arrestuar Partia Demokratike, e kishte future në xhep, e kishte rrethuar me ndërtesa. Ata janë aty, prap gati janë. Sapo të ju jepet mundësia të rikthehen prapë në qeverisje, këtu e ke me pallate prap. Bukuria është diçka që nuk shkon me Partinë Demokratike. Partia Demokratike ka një problem madhor me të bukurën, nuk e di nga i vjen urrejtja ndaj të bukurës por jepi një punë Partisë Demokratike ta bën o zot nuk shikohet me sy.
Edi Rama i solli Belshit krenarinë, e cila i karakterizon banorët e kësaj zone, njerëz punëtorë, njerëz në punë të vetë, të cilat duan që qyteti i tyre, Dumrea jonë e dashur të jetë kryeqendra e agroturizmit në Shqipëri. Ne do vazhdojmë ta çojmë transformimin përpara por ky transformim ka nevojë për Edi Ramën në krye të qeverisë por ka nevojë edhe për një grup parlamentar, të përbërë nga njerëz që e njohin, e dinë dhe e duan Dumrenë.
Dumrenë nuk mund ta përfaqësojë askush tjetër përveç Edi Ramës dhe Partisë Socialiste dhe unë jam shumë I sigurtë që në 25 prill, ne do të vazhdojmë punët e nisura edhe atyre që ende nuk janë të kënaqur ju them edhe unë; s’keni parë gjë akoma nga ajo që ne duam të bëjmë për Dumrenë, nuk keni parë gjë akoma edhe pse nëse i vlerësojmë investimet ashtu siç vlerësohet ekonomia, numër investimi për frymë Dumrea sot është e para në Shqipëri, e para në Shqipëri, edhe më shumë se Vlora nëse doni por punët ende nuk kanë shkuar atje ku ne duam.”, u shpreh Balla
Ai theksoi se qeveria synon të rrisë kapacitetet hoteliere teksa tha se ka ardhur koha që emigrantët të kthehen të investojne në Dumre.
“Unë dua të ju them që ne duhet të rrisim kapacitetet hoteliere, bujtinave dhe restoranteve të Belshit. Ditën e Verës, 5 mijë persona vizituan Dumrenë, Bleshin. Vetëm 1/3 e tyre arritën të akomodohen këtu, pjesa tjetër iku në Peqin, iku në Cërrik, iku në Elbasan dhe pastaj ne duam vende pune.
Vendet e punës mund të sigurohen nëse ne vazhdojmë të investojmë dhe premtimi ynë për çdo emigrant që na ndjek sot kudo që ndodhet nga Anglia në Greqi, nga Italia në Amerikë djemtë e Dumresë është koha të ktheheni dhe të investoni në Dumre, është koha ta shndërrojmë Dumrenë në kryeqytetin e agroturizmit shqiptar dhe qeveria shqiptare me Edi Ramën është gati të ju mbështesë financiarisht, qoftë me një grant me 5 mijë euro për çdo emigrant që kthehet ta shndërrojë shtëpinë e tij në bujtinë dhe qoftë me fondet e AZHBR, të cilat nuk janë më fondet e LSI-së që më shumë kushtonte ryshfeti se sa fondi që merrje nga AZHBR-ja.
Prandaj, motra e vëllezër sot është dita që ne t’i lëmë mënjanë problemet e vogla, le të merremi me atë që është gjëja më e madhe që sot ka Shqipëria, përveç betejës me pandeminë që ne po e fitojmë dhe falë Edi Ramës në kemi arritur të bëjmë vaksinimin masiv, ne kemi edhe një betejë tjetër, atë të rindërtimit.”, përfundoi Balla
Top Channel