Peshkarexhat balena-vrasëse kanë dalë sot në det nga portet në Japoni pas hapjes zyrtare të sezonit të gjuetisë së balenave. Në javët apo muajt në vijim ato do të vrasin një maksimum prej 120 balenash ‘minke’ pe rkonsum te brendshem.
Sot u nisën në ujërat e oqeanit Paqësor katër anijet e para në prefekturën e Miyagi në brigjet lindore të ishullit kryesor Honshu, dhe dy anije nga Aomori në veri. Një mjet i pestë do të niset nga Hokkaido, raportonte agjencia vendase Kyodo.
“Do të sjellim balena të freskëta e të shijshme për të gjithë ata që po presin,” tha sot Nobuyuki Ito, president i grupit të gjuetisë së balenave në Miyagi.
Sezoni i kontestuar i gjuetisë së balenave është rihapur pas një pezullimi prej disa dekadash, pas rekuperimit të pretenduar të popullsisë së tyre. Balenat minke janë më të preferuarat e industrisë së balenave në Japoni. Në oqeanin Paqësor raportohet se rreth 25,000 prej tyre jetojnë në veriperëndim.
Japonia ishte tërhequr më parë nga Komisioni Ndërkombëtar i Gjuetisë së Balenave, i cili punon për ruajtjen e gjitarëve masive detarë dhe rinisi gjuetinë në korrik 2019. Disa kombe të tjera të botës lejojnë gjuetinë e tyre si burim ushqimor, nder te cilat konsumueset më kryesore janë Japonia e Norvegjia, megjithë kritikat e një pjesë të komunitetit ndërkombëtar.
Në fillim të këtij viti qeveria e Norvegjisë miratoi vrasjen e 1,200 balenave minke sipas organizatave të mbikqyrjes së botës detare.
Top Channel