Vllaznia do ndeshet me Partizanin/ Të shtunën përballet Teuta me Laçin

02/04/2021 20:24

Pas pauzës së ndeshjeve eliminatore të kombëtares, kampionati shqiptar rikthehet me javën e 26-të të tij me përballje mjaft interesante.

Sigurisht që kjo periudhë pushimi, i ka shërbyer për të marrë disi frymë nga ngjeshja e ndeshjeve dhe të jenë gati për sprintin final të sezonit. Ditën e shtunë Vllaznia kryesuese do të presë Partizanin që e ndjek nga pas nga shumë afër.

Optimist për këtë ndeshje është shprehur trajneri i të kuqve kryeqytetas Ilir Daja i cili tashmë e ka të gjithë kontigjentin në dispozicion.

Ndërkohë ditën e shtunë do të luhet edhe përballja tjetër e rëndësishme me sa rivalëve direkt për titullit mes Teutës dhe Laçit. Tre sfidat e tjera të mbetura të kësaj jave do të luhen ditën e diel dhe do të transmetohen drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Digitalb.

Top Channel