Kosova vaksinon mjekët pas Prishtinës, procesi po vijon edhe në qytetet e tjera

02/04/2021 20:16

Procesi i vaksinimit të stafit mjekësor ka filluar në Komunën e Prizrenit.

Vaksinimi është duke u kryer në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Të parët që filluan vaksinimin ishin mjekët dhe infermierët që bëjnë trajtimin e pacientëve me Covid 19.

Por, në këtë komunë, Ministria e Shëndetësisë ka sjell 1270 vaksina, 70 më pak sesa numri i përgjithshëm i mjekëve dhe infermierëve.

Vaksinimi i 1500 personave mbi moshën 80 vjeçare e rreth 7 mijë personave me sëmundje kronike në Prizren pritet të bëhet gjatë muajve të ardhshëm.
Përveç në Prizren, vaksinimi ka filluar edhe në komunën e Gjakovës, Gjilanit e Vushtrrisë.

Top Channel