Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon dhunën në Mianmar

02/04/2021 09:25

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dënoi përdorimin e dhunës kundër protestuesve në Mianmar.

Në deklaratën e lëshuar thuhet se “anëtarët e Këshillit të Sigurimit shprehin shqetësim të thellë për përkeqësimin e shpejtë të situatës” dhe “dënojnë fuqishëm përdorimin e dhunës kundër protestuesve paqësorë, ashtu si edhe vdekjet e qindra civilëve, përfshirë gra dhe fëmijë”.

Këshilli përsëriti thirrjen për ushtrinë e Mianmarit që të ushtrojë përmbajtje.

Sipas diplomatëve, Kina, fqinje dhe aleate e Mianmarit, ka kundërshtuar përdorimin e gjuhës më të ashpër në deklaratë.

Mianmari, që ndryshe njihet edhe si Birmani, është përfshirë nga trazirat prejse ushtria ka marrë pushtetin, më 1 shkurt.

Më shumë se 500 njerëz besohet se janë vrarë në protesta.

Ushtria ka vënë nën arrest shtëpiak udhëheqësit e zgjedhur dhe ka premtuar zgjedhje të reja pas një viti.

Por, protestuesit thonë se duan rikthimin e menjëhershëm në demokraci.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe disa vende të tjera kanë vendosur sanksione kundër ushtrisë së Mianmarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA