Incident me dy policë të plagosur para Kongresit Amerikan/ Makina godet oficerët e sigurisë së Capitol (video)

02/04/2021 19:53

Dy oficerë të ndërtesës së Capitol në Uashington u plagosën kur një makinë u përplas me barrierat sot pasdite.

Policia tha se një person i dyshuar është arrestuar dhe ndërtesa është vendosur nën rrethim.

Pamje të xhiruara nga kalimtarët tregonin një helikopter që ulej pranë ndërteses së Kongresit, i cili u ngrit përsëri pas pak kohe.

Fillimisht mediat raportuan për të shtëna, të cilat u përgënjeshtruan më vonë si të pabaza.

Incidenti ndodhi megjithë sigurinë e shtuar të Capitol pas protestës vrasëse të 6 janarit.

Ngjarja është në zhvillim dhe raportime të tjera priten së shpejti.

Top Channel