Gjyqi për vrasjen e George Floyd/ Fjalët e fundit: Po vdes, amanet fëmijët

02/04/2021 15:33

“Po vdes, i thonë fëmijëve të mi që i dua”, këto ishin fjalët e fundit të George Floyd.

Afroamerikani që vdiq majin e 2020-ës gjatë një operacioni të policisë në Minneapolis. Videoja u shfaq në sallën e gjyqit, gjatë procesit kundër Derek Chauvin, ish-polici i akuzuar se shkaktoi vdekjen e Floydt, duke i peshuar me gjurin e tij gati 9 minuta në qafë në kohën kur 46-vjeçari ishte i shtrirë në tokë me duart e lidhura pas shpine.

Më herët ishte shfaqur dhe një video, e cila tregonte Chauvin duke thënë se Floyd ishte “një djalë trupmadh” dhe “ndoshta kishte pirë ndonjë gjë”. Gjatë seancës se fundit gjyqësore, e dashura e George Floyd-it përshkroi mes lotësh se si ishte takuar me të për herë të parë, rreth tre vite para incidentit vdekjeprurës në qytetin e Mineapolisit. Courteney Ross tha se ishte takuar me Floyd në një nga degët e shoqatës së krishterë të bamirësisë “Salvation Army”, ku ai punonte si një roje sigurie dhe se i kishte folur siç tha ajo, me “një dialekt të shkëlqyer jugor”.

Ajo pranoi gjithashtu se të dy kishin vuajtur nga varësia prej opioideve. “Të dy i merrnim ilaçet kundër dhimbjeve me recetë. Por receta pas recetash ne fituam varësi. Megjithatë, u përpoqëm realisht shumë që ta thyejmë varësinë prej tyre“, shtoi Ross. Dëshmia e saj u duk si një përpjekje e prokurorëve për ta shfaqur më njerëzore figurën e Floyd e për të nxitur ndjeshmërinë tek anëtarët e jurisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA