Një pronar dyqani është shokuar kur pa paratë e tij të shpërndara në dysheme pranë një vrime në mur. Pasi nisi të hetonte, burri nga provinca kineze e Hunan zbuloi se paratë e tij po përdoreshin për të fjetur të vegjëlit e një miu.
Miu është quajtur nga mediat kienze “brejtësi më i pasur”, pas vjedhjes së parave të dyqanit për të veshur folenë e këlyshëve të tij.
Në pamjet e publikuara nga i zoti i dyqanit në qytezën Huaihua, tregohen tufa parash të ngjeshura në një vrimë të hapur në mur.
Ai thotë: “O Zot, shikojeni këtë mi, ky mi ka vjedhur të gjitha paratë e mia për të ndërtuar shtëpinë me to. Mes kartmonedhave fshihen bebet e tij”.
Dhe vërtet këlyshët e miut shihen që lëvizin nën paratë, teksa kamera afrohet pranë vrimës.
Nuk ishte e qartë sesa para kishte vjedhur brejtësi nga dyqanxhiu, por shuma raportohet e konsiderueshme.
Një prej komentuesve thoshte: “Ky duhet të ketë miu më i pasur që kam parë ndonjëherë. Shokojni këto kartmonedha prej 100 huan!”
Një i dytë komentonte: “Ky mi, kursenka shumë më tepër sesa unë!”
Top Channel