Një në 160 fëmijë diagnostikohet me autizëm çdo vit në botë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Aida Shehi është psikologe dhe nënë e një djali të spektrit autik. E ftuar në “Shqipëria lve”, ajo rrëfen si kuptoi se djali i saj ishte autik, 11 vite më parë. “Shenjat e para i ka dhënë që 6 muajsh. Ishte shumë i heshtur, nuk nxirrte tinguj. Edhe sot nuk flet. Në vitin 2010 u diagnostikua kur ishte 5 vjeç e gjysmë. Ne dyshonim sepse nuk zhvillohej si fëmijët  e tjerë, nuk ngrihej në këmbë, nuk fliste. Shkonim nga një doktor në tjetrin dhe çdo gjë ishte e mjegullt. Vetëm kur shkuam në Itali, mjekët atje na thanë se është autik. Ishte shumë vonë, mbase diçka do të bëhet më mirë po ta kuptonim më herët, por atëherë nuk kishte shumë informacione, nuk njihej mirë në Shqipëri”.

Aida tregon sa e vështirë është të rrisësh një fëmijë autik, në Shqipëri. “Tim biri i ka munguar gjë, autizmi i tij është shoqëruar me dhunë, nuk e kam çuar në shkolla shqiptare, vetëm në organizatë që të ndihet mirë”.

Nëna e Albinit konsideron absurde steriotipizimet e shoqërisë. “Familja më ka ndihmuar por shoqëria shqiptare stigmatizon, kërkon të gjejë fajtorin, kush e ka fajin?  Asnjë prindi nuk duhet t’ia bësh këtë pyetje ose t’i pyesësh nga erdhi sëmundja. Sëmundja vjen, nuk ka fajtor”.

Sipas Ariana Pondes, rastet e diagnostikimit me autizëm, janë në shifra alarmante kudo në botë. “1 në 45 fëmijë diagnostikohet me autizëm. Ka një rritje shqetësuese, mbarëbotërore, shifrat rriten vit pas viti. Zakonisht, prindërit fillojnë të kuptojnë kur fëmijët nuk flasin, por shenjat jepen që herët. Duhen kontrolle të hershme”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA