Thomas Brdaric e sheh Partizanin, kundërshtarin e radhës në Superiore, si skuadrën më të fortë të Superiores. Trajneri i Vllaznisë sqaroi situatën e disa lojtarëve të veçantë, por u shpreh i bindur se cilido që do të aktivizohet do të japë maksimumin.
“Luajmë ndaj një kundërshtari shumë të forte. E kemi vëmendjen kryesore te Partizani. Kampionati nisi me vonesë dhe ne u përgatitëm. Edhe kjo pauzë na bëri mirë, morëm energji, duke dashur të rikuperojmë ndeshjet e dobëta që kemi bërë. E kam studiuar shumë mirë Superioren dhe njoh çdo skuadër. Partizani është ndër skuadrat më të forta dhe kanë aftësi të mëdha teknike.”
Problemi i mungesave: “Është një proces i gjatë për të kthyer lojtarët në formën më të mirë. Disa lojtarë nuk kanë qenë prej dëmtimeve apo kartonëve. Do jetë një ndeshje e fortë. Kruja do luajë në vendin e Gurishtës. Kemi lojtarë që të plotësojmë formacionin, nuk kanë rëndësi emrat, mjafton të më tregojnë në stërvitje se përse do të jenë në fushë.
Gjendja e Imamit dhe Da Silva: “Është kthyer në stërvitje, por ka sërish një dëmtim dhe nuk është në 100%. Them se ka nevojë për më shumë pushim që të jetë gati për ne, nuk do luajë nesër. Da Silva? Victor është një lojtar shumë i mire, që na ndihmon. Të shohim si do të shkojë ndeshja, me ose pa të. Ka bërë vetëm dy seanca stërvitore dhe nuk është në formë.”
Shorti i Kupës: “Më gëzon fakti që do luajmë në shtëpi. E dimë që Laçi është i forte, por çdo kundërshtar në këtë fazë është i rrezikshëm. Pas Partizanit do të mendojmë për këtë takim.”
Licencimi, motivim për kuqeblutë: “Duhet të qëndrojmë te performanca jonë dhe mos mendojmë çfarë ndodh rrotull. Ta kemi mendjen në fushë, sepse Albani dhe Voltana po merren me këtë çështje. I falënderoj shumë. Licencimi është lajm I mire, por s’më takon të flas. Është me vlerë për Shkodrën dhe futbollin.”
Top Channel