Ankimimi i PS për fletën e votimit të 25 prillit, KAS hedh shortin, zgjidhet relatori i çështjes

02/04/2021 09:48

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka hedhur shortin dhe relator për ankesën e PS për fletën e votimit të 25 prillit është caktuar anëtari Koli Bele.

PS e ankimoi këtë vendim pasi kërkon emrat e kandidatëve me numra e jo me emra.

Nga ana tjetër, pavarësisht se nuk e ngriti si pretendim në mbledhjen e kryekomisionerit, PD pritet të ankimojë vendimin, për faktin se fleta e votimit, është e orientuar horizontalisht, dhe jo vertikalisht, sipas modelit paraprak të propozuar nga Celibashi.

Në fletën e votimit që do të përdoret në zgjedhjet e 25 prillit, renditen më pak parti politike, 12 gjithsej. Por, krahas subjekteve politike zgjedhësit duhet të shprehin preferencën edhe për 1 kandidat. Përzgjedhja më e vështirë duket në qarkun e Tiranës, me numrin më të madh të mandateve ku krahas 12 partive garon edhe një kandidat i pavarur, ndërkohë në fletën e votimit renditen 433 kandidatë gjithsej.

Listat pjesërisht të hapura prodhuan një format të ri koalicionesh duke bërë që shumë parti të vogla opozitare të humbin siglat në fletën e tyre të votimit dhe përfaqësohen me logon e PD. Ndërkohë krahas emrave zgjedhësit duket se do e konfuzojnë edhe logot e njëjta, ku Partia Demokratike dhe Bindja e Astrit Patozit kanë shumë ngjashmëri prej tyre. Ky detaj ndryshoi kompozimin e kandidatëve në momentet e fundit, nga vertikalisht ne horizontalisht që dy partitë opozitare të kishin hapësira me njëra tjetrën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA