Shkodra përkujtoi 30 vjetorin e Demostratës Antikomuniste të 2 Prillit të vitit 1991, ku mbeten të vrarë 4 të rinj shkodranë.
Fillimisht ishte Jozefina Topalli sëbashku me kandidatet e Lëvizjes për Ndryshim që vendosen kurora me lule pranë memorialit të 2 Prillit.
Ky moment, tregoi se politika ka përçarë edhe familjet shqiptare. E shoqëruar nga babai i saj, Adela Kryeziu, numri 2 në listën e Topallit, përkujtoi xhaxhain, Nazmi Kryeziu, dëshmor i 2 Prillit por menjëherë pas ceremonisë, xhaxhai tjetër Ahmet Kryeziu, anëtar i Partisë Demokratike, hoqi në menyrë demostrative kurorat me lule te vendosura nga familjaret e tij.
Më pas në ceremoninë e organizuar mori pjese edhe Presidenti Meta, përfaqësues të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, teksa ra ne sy mungesa e liderit demokrat Lulzim Basha.
Top Channel