
24 ekipe marrin pjesë në edicionin e tetë të këtij kampionati amator.
Nga dita e mërkurë shoqata e Minifutbollit Shqiptar nisi edicionin e 8 -të të kampionatit për futbollin amator, i cili këtë vit vjen me moton “E ardhmja në duart e mia”. Ky kampionat përfshin 24 ekipe konkurruese që dot ë zhvillojnë përballjet e tyre pranë kompleksit sportiv Ali Demi.
Ky aktivitet prej vitesh mbështet nga Akademia Ali Demi, pas hedhjes së shortit dy fjalë për këtë organizim tha edhe presidenti i Akademisë.
Shoqata Sportive Minifutbolli Shqiptar, është themeluar ne 15 qershor 2001. E lindur nga nevoja për të zyrtarizuar sportin “futbollin e sallës” dhe të minifutbollit. Në fillim në krye të saj ishte i ndjeri Alfred Ziaji, i cili për vite me radhë organizoi kampionatin kombëtar në sallë me pjesëmarrje në UEFA Futsal Champions league.
Top Channel