“Shqipëria, vendi i parë për humbjen e jetëve”, Rama-analistit: Është përrallë! Mos më trego letra mua

01/04/2021 23:08

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se premtimet që ka bërë Partia Socialiste do të mbahen të gjitha.

Në emisionin “Open” foli edhe për korrupsionin në shëndetësi dhe mori shembull ShBA, ndërsa për procesin e vaksinimit pati një debat me analistin Arion Sulo.

Rama tha se nuk është humbur asgjë dhe vaksinat kineze e ruse nuk kanë qenë në pazar e nuk kanë dashur t’i merrnin.

Rama: Sot jemi pranë firmosjes së kontratës për aeroportin e Vlorës. Kështu të gjitha premtimet do të mbahen. Patjetër që korrupsion në shëndetësi ka. E dini sa korrupsion ka në shëndetësi në vendet e SHBA? 53 miliardë.

Përballimi i pandemisë në Shqipëri, jo vetëm pjesa e vaksinës që është kurorëzimi i këtij përballimi është histori suksesi për Shqipërinë. Shqipëria kishte ambulanca që i shtynin rrugëve, sot i merr në telefon e të vijnë. Këto janë gjëra që janë bërë dhe nuk janë bërë kollaj.

Sulo: Shqipëria është vendi i parë në Europë për humbjen e jetëve.

Rama: Kjo është një përrallë tjetër.

Sulo: E thotë INSTAT-i.

Rama: Mos më trego letra. Nuk ka vdekje të pajustifikuara. Nuk ka vdekje në ajër, nuk ekziston ai koncepti.

Sulo: I lexoj shifrat.

Rama: I lexon por nuk i kupton.

Sulo: Ke humbur 2 muaj për vaksinën kineze?

Rama: Nuk ke humbur asgjë. Më lini të mbaroj. E para e punës, nuk ka pasur vendim për të mos marrë një mall që e kishim në dorë ta merrnim. Vaksinat nuk janë në pazar që të duash t’i marrësh dhe vaksinat kineze e ruse nuk kanë qenë në pazar. Dëgjoj edhe të tjerë që flasin përcart se këtu vijnë mbetjet e Europës. Gjermania është një nga vendet më të prapambetura në vaksinim se nuk ka. Unë isha në Bruksel dhe nuk ka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA