Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Kavajën ditën e sotme në internerarin e fushatës për zgjedhjet e 25 prillit.

Ai zgjodhi sërish të përmendë mënyrën e fushatës së kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili grumbullon qytetarët duke mos respektuar asnjë masë anticovid.

Rama ironizoi duke krahasuar sërish me dhëndrin Bashën.

“Ky ishte një vend i mbushur me plehra. Sot është një qytet mesdhetar që mund të ishte në Itali, në Greqi në një nga vendet e Mesdheut. Ne kemi shumë respekt për traditat por nuk llokoçitemi mbi tavën e dheut me raki. Vjen dhëndri mbi makinë e mblidhen pishtarët për dasmë e i fusin një fejesë me covidin. Sa të rritet pak virusi tu dalë dasma për hundësh. Po ata janë qorra, gdhirë e ngrysur janë tapë, liri demokraci po si mund të luftohet komunizmi duke u përqafu me covidin? Janë lemerisur vendet më të zhvilluara, u mbyll Franca. Jemi të detyruar të respektojmë këtë moment të demokracisë, por përpara PS dhe politikës e karrigeve është shëndeti i të gjithëve. Nuk mund të trajtohen njerëzit më besnikë ashtu. Verbëria e tyre është aq e madhe sa po nuk u kujdes udhëheqësi ata nuk pyesin fare”, tha Rama.

Top Channel