‘Pranverën që vjen, Covidi do jetë një histori. Më shpejt se vendet e BE-së’- Rama tregon se kur do të përfundojë pandemia

01/04/2021 23:25

Kryeministri Edi Rama është i bindur se pranverën e vitit të ardhshëm, pandemia e Covid-19 në Shqipëri do të jetë thjesht një kujtim. Shefi i qeverisë bëri me dije se Shqipëria do ta fitojë këtë betejë para disa vendeve të BE.

Rama foli edhe për vaksinën kineze, e cila është e sigurt sipas tij, pasi përdoret edhe disa oborre mbretërore dhe nga Turqia. Kryeministri u shpreh shumë shpejt do nisë vaksinimi i stafeve të hoteleve.

“Kjo është një vaksinë që e bëjnë të gjithë kurorat e lindjes së Mesme. E bën gjithë Turqia. Unë të kemi sezonin turistik të hapur, ja vazhdoni jo Ali Mehmeti, jo Ali Babai, jo Sali Babai. Një Ali Mehmet nuk ka peshën e një Turqie të tërë. Për pak ditë do të ulim fashën e vaksinimeve, do ta çojmë në 65 vjeç.

Do krijojmë intensitet më të lartë të vaksinimeve. Po bëhen të gjitha listat e stafeve të hoteleve, janë targeti tjetër sëbashku me punonjësit e fabrikave. Këtë punë do ta bëjmë më shpejt se vendet e BE. Në pranverën e vitit të ardhshëm, Covid-19 këtu tek ne do jetë një kujtim. E kemi fituar këtë betejë në tavolinë, do ta fitojmë edhe në trupin e njeriut”, tha Rama në Top Channel.

Top Channel