Motrat binjake të martuara me vëllezërit binjakë identikë, emocionojnë fansat me foton e të sapolindurit (fotot)

01/04/2021 21:40

Dy motra binjake identike që janë martuar me dy vëllezër binjakë kanë publikuar fotot e adhurueshme të djalit të tyre të parë, Jett.

Brittany e Briana Deane, 33 vjeçe, kanë mbetur shtatzënë në kohë thuajse të njëjtë me partnerët e tyre 35 vjeçarët Josh e Jeremy Salyers.

Josh e Brittany përdorën llogarinë e përbashkët të dy çifteve amerikane në Instagram, për të shfaqur foton e djalit të tyre Jett.

Në komentin e fotos së djalit të vogël, ata shkruanin, “I adhuruar nga katër prindër”.

Më herët Josh shkruante për gruan e tij: “Brittany ishte e shkëlqyeshme gjatë lindjes. Jam shumë krenar për ta dhe i emocionuar të jem babai i  Jett!”

“Ne mezi po presim që dhe Briana & Jeremy të kenë beben e tyre! Briana është në tremujorin e fundit të shtatzanisë”.

Katërshja e famshme tregon se janë njohur në një event të posaçëm për binjakët në 2017. Prej atëherë dy çiftet kishin nisur të dilnin me njëri-tjetrin dhe pas gjashtë muaj dy vëllezërit Salyers bënë propozimin e madh.

Ata kanë bërë një martesë të përbashkët në 5 gusht 2018, në të njëjtën shtëpi në Virginia, SHBA, ku jetojnë së bashku edhe sot.

Në njoftimin për shtatzaninë e tyre në llogarinë e përbashkët në rrjetet sociale, thuhej: “Të dyja çiftet presin fëmijë. Jemi të lumtur e të emocionuar të jetojmë pritjen e përbashkët dhe të ndajmë këtë lajm me ju. Fëmijët tanë jo vetëm do të jenë kushërinj, por dhe vëllezër gjenetikë nga dy çifte binjakësh”.

Fansat kenaqeshin me postimet e çifteve, teksa disa prej tyre shkruanin: “Mezi pres të shoh sa do të ngjani me fëmijët tuaj. Kështu të shkëlqyer qofshi përherë”.

“Shpresoj që edhe Briana të lindë një djalë që ata të jenë gjenetikisht vëllezër-kushërinj,” shkruante një tjetër.

Tashmë faqja e tyre ka 86000 ndjekës, 60 000 më shumë se para se të njoftonin shtatzaninë në gusht.

FOTO GALERI
1/9
Dy motra binjake identike që janë martuar me dy vëllezër binjakë kanë publikuar fotot e adhurueshme të djalit të tyre të parë

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta