Mbret i xhunglës e i nëntokës/ Luani gërrmon me orë në baltë për të vrarë derrin e egër në fole (fotot)

01/04/2021 15:37

Një luan i vendosur për të ngrënë derr të egër për drekë, është kapur në kamera duke gerrmuar për disa orë ne baltë për të nxjerrë prenë e tij që fshihej në folenë nëntokësore.

Pamjet e pabesueshme të luanit afrikan mashkull të mbuluar në baltë tregonin gërrmimin e tij të pazakontë për të kapur derrin 75 kilogramësh.

Pas përpjekjes së guximshme derrkuci tenton të largohet nga predatori por luani është i vendosur që të mos lërë punën e tij të lodhshme të shkojë kot, duke e vrarë kafshën me një kafshim në qafë.

Keniani Suhaib Alvi, 24 vjeç, kapi pamjet në parkun ndërkombëtar Maasai Mara.

Derrat e egër shpesh vjedhin foletë nëntokësore nga kafshët e tjera brejtëse për të mos humbur kohë duke gërrmuar vetë.

At i përdorin ato si vendstrehim i sigurtë për natën, si dhe për të mbrojtur të vegjëlit e tyre nga predatorët.

Normalisht më të vegjëlit lejohen të hyjnë në vrimë të parët, ndërsa nëna derrkuce hyn e fundit për të pasur mundësi të dalë në mbrojtje ndaj predatorëve.

FOTO GALERI
2/7
Pamjet e pabesueshme të luanit afrikan mashkull të mbuluar në baltë, për të kapur derrin 75 kilogramësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA