Mbajtja e premtimeve/ Rama: Pandemia tregoi që shëndetësia ka probleme? Jo, vërtetoi të kundërtën!

01/04/2021 22:50

Kryeministri Edi Rama ka replikuar mbrëmjen e sotme në emisionin Open me gazetarin Lutfi Dervishi.

Ai theksoi se pandemia tregoi që shëndetësia nuk ka probleme në vend dh se ia kemi dalë në përballimin e saj.

Lutfi Dervishi: Në çështjen e ekonomisë 2020 konsumi është ulur.

Rama: Ku ka ndodhur  pandemi në vendin tonë?  Po u thonë shqiptarëve  që rrogat të bëhen si në Gjermani, nuk e kam thënë ndonjëherë që do jemi të dytët në Gjermani e ka thënë Saliu këtë. Nëse u themi shqiptarëve që me 400 dollarë nuk jetohet po bëjmë një gabim të madh. 600 mijë njerëz të pasiguruar prej vitesh i kanë të rimbursuara ilaçet. Ata o do të detyroheshin të merrnin borxhe ose të vdisnin. Të më thuash që pandemia tregoi që shëndetësia ka probleme, pandemia tregoi të kundërtën kemi qenë një bekim që shqiptarët na dhanë votën. Nëse pandemia do të na gjente me spitalet që gjetëm do ishte gropa e botës.

Rama: Spitalet tona nuk janë të bukur nga pamja e jashtme, por ka aparatura shërbimi infrastruktura.

Sulo: Nuk ka shëndetësi falas se ne paguajmë kontribute.

Rama: Është një proces.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA