Një ndër temat që u prekën mbrëmjen e sotme në emisionin Open, ku i ftuar është kryeministri Edi Rama është mbajtja e premtimeve të dhëna vite më parë.

Rama tha se nuk janë hapur 300 mijë vende siç është premtuar por janë hapur 278 mijë.

Rama: S’janë hapur 300 mijë janë hapur 280 mijë, janë letrat e shtetit se them unë. Merrni shikoni raportin e bankës, se jemi vendi i parë për punësimin përfshirë edhe Serbinë e Maqedonie. Problemi është që sot sfida është nuk thjesht te vendet e punë. Sot problemi ynë është rritja e pagës për punën. Për të pasur vende punë të paguara mirë duhet të kalojmë në hapa e drejtime të reja.

Sejamini: Bëhet fjalë për formalizimin.

Rama: Për ne vende punë quhet kur personi është në të bardhë jo kur është skllav në këto 278 mijë ka vende edhe të reja pune.

Sejamini: Në Shqipëri nuk është rritur konsumi

Rama: Në Shqipëri nuk janë rritur çmimet?

Sejamini: Jo nuk janë rritur

Rama: E ke të shkruar që Shqipëria ka regjistruar uljen më të madhe të papunësisë. Po flas për vende pune që paguajnë sigurime shoqërore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA