Maqedonia e Veriut është surpriza e madhe e mbrëmjes në kualifikueset e Botërorit. Skuadra e drejtuar nga Angelovski, me plot 5 futbollistë me origjinë shqiptare në fushë, mposhti 1-2 në Duisburg Gjermaninë, duke u ngjitur në vendin e dytë në Grupin J të cilin e kryeson për befasinë e të gjithëve Armenia me pikë të plota.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Maqedonisë së Veriut, me gol të Pandevit që u shënua në shtesë, pasi asistit të Enis Bardhit. Gundogan barazoi në të 63-tën me penallti, ndërsa pesë minuta para përfundimit të kohës së rregullt Elmas u dha fitoren miqve.
Në Grupin e Shqipërisë, Anglia fitoi 2-1 përballë Polonisë, që luajti në këtë transfertë pa sulmuesin kryesor, Robert Lewandowski. Harry Kane zhbllokoi takimin me 11-metërsh në minutën e 19-të, por Moder barazoi në të 58-tën. Gjithsesi, “Tre Luanët” e gjetën golin e fitoren me Maguire në të 85-tën. Hungaria bëri detyrën, duke fituar 1-4 në fushën e Andorrës.
Në Grupin C, Italia fitoi 0-2 në fushë ne Lituanisë, ku shënuan Sensi dhe Ciro Immobile, i dyti në shtesë me penallti, ndërsa Irlanda e Veriut barazoi pa gola me Bullgarinë.
Në sfidën e vetme të Grupit D, Franca triumfoi në fushën e Bosnjë Hercegovinës me golin e Antoine Griezmann.
Më poshtë të gjitha rezultatet e ditës në eliminatoret e Botërorit.
Ndeshjet:
Armeni – Rumani 3-2
Andorrë – Hungari 1-4
Austri – Danimarkë 0-4
Bosnjë Herzegovinë – Francë 0-1
Angli – Poloni 2-1
Gjermani – Maqedoni e Veriut 1-2
Greqi – Gjeorgji 1-1
Lihtenshtajn – Islandë 1-4
Lituani – Itali 0-2
Moldavi – Izrael 1-4
Irlandë e Veriut – Bullgari 0-0
San Marino – Shqipëri 0-2
Skoci – Ishujt Faroe 4-0
Spanjë – Kosovë 3-1
Ukrainë – Kazakistan 1-1
Top Channel