Majko i kthen përgjigje PD për votën e shtetasve jashtë vendit: Gëzuar ditën e gënjeshtrave, përfaqësuesit tuaj në KQZ refuzuan ta miratonin

01/04/2021 14:31

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko i ka kthyer përgjigje Partisë Demokratike në lidhje me votimin e emigrantëve për zgjedhjet e 25 prillit.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Majko sqaron se që në muajin janar të këtij viti, përfaqësuesit e opozitës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve refuzojnë të kalojnë aktet nënligjore për votën e shtetasve jashtë vendit.

Majko akuzon PD se qëllimisht ka bllokuar votën e emigrantëve përmes përfaqësuesve të saj në KQZ, të cilët “patën paturpësinë të kishin si përgjigje heshtjen refuzuese”.

“Partia Demokratike zgjodhi datën 1 PRILL për të akuzuar me deklaratë https://ëëë.syri.net/…/do-sigurojme-votimin-elektronik…/ se qeveria “ka dështuar me votën e emigrantëve”.

Që në muajin janar të këtij viti, përfaqësuesit e opozitës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve refuzojnë të kalojnë aktet nënligjore për votën e shtetasve jashtë vendit (jo votën e emigrantëve”) Me gjithë premtimet se do “studionin” projektet e shkruajtura në bashkëpunim edhe me përfaqësuesit e organizatave në diasporën shqiptare, patën paturpësinë të kishin si përgjigje heshtjen refuzuese. Gëzuar ditën e gënjeshtrave! Votoni ndryshimin dhe blini librin “Misioni im”! URIME”, shkruan Majko.

Top Channel