“Kjo histori ka marrë fund”, Rama zbulon nëse do të ndërtohen hidrocentrale në Vjosë
01/04/2021 22:58
Kryeministri Edi Rama i ka dhënë fund dilemave dhe akuzave të shumta se në Vjosë do të ndërtohet një hidrocentral.
Ai tha se Vjosa është “zonë e mbrojtur” dhe asnjë HEC nuk do të ndërtohet.
“Zonë të mbrojtur Vjosën e kemi shpallur ne, dhe HEC-e në Vjosë nuk do ndërtohen. Se prandaj jemi në gjyqe ne, se i ka bërë Saliu. 11 HEC-e në Valbonë, 9 mundëm t’i shmangnim. Hidrocentrale në Vjosë nuk ka, por s’mund të ndalojmë agro-turizmin. Nuk ka hidrocentrale në Vjosë, ka marrë fund kjo histori”, tha Rama.
Top Channel